Policia ka pranuar informatën se një i mitur posedon një armë, shtëpia e së cilit më pas është bastisur.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikatorë i zbrazët.
“Raportohet se njësia policore ka pranuar një informatë se një i dyshuar mashkull kosovar, i moshës se mitur posedon një armë”.
“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikatorë i zbrazët. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.