Janë arrestuar dy persona të mitur që dyshohet se tentuan ta grabisin një market në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Ata kanë tentuar ta grabisin marketin por kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga pronarët e marketit.
“Nga hetimet e para është mësuar se dy persona, meshkuj, njëri me armë (pistoletë) kanë hyrë në market dhe nën kërcënim të armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit, të cilët kanë arritur t’ia largojnë pistoletën nga dora, e në ndërkohë kanë arritur policët e rendit të stacionit të Ferizajt, të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën ( imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes.”
Të dyshuarit jën dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit. Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.”