Policia jep detaje për shpërthimin në Prishtinë, u lëndua një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për shpërthimin në Prishtinë, u lëndua një person

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasoj e një shpërthimi që ka ndodhur sot në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa nuk ka bërë të ditur shkaqet e shpërthimit.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, tha Ahmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat