Një person është lënduar si pasoj e një shpërthimi që ka ndodhur sot në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa nuk ka bërë të ditur shkaqet e shpërthimit.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, tha Ahmeti