Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Ratkoc të Rahovec.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Albin Sahatqija, drejtor i Trafikut Rajonal i policisë të Gjakovë.
“Ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Dyshohet se deri tek ky vetaksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, tha ai.
“Pëveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar edhe vozitësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, theksoi Sahatqija.