Një burrë në Pejë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia njofton se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.