Policia në Prishtinë ka kontrolluar një shtëpi dhe disa lokale dhe persona që gjendeshin aty, nën dyshimin se kishte pasur të shtëna me armë zjarri gjatë fundjavës.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se aty janë gjetur dhe konfirmuar një pistoletë, një pushkë gjuetie, 126 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe 14 copë gëzhoja.
“Me 26.11.2024 me vendim të prokurorit është kontrolluar një shtëpi, disa lokale dhe persona që gjendeshin aty nën dyshimin se kishte pasur të shtëna me armë zjarri gjatë vikendit. Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një pushkë gjuetie, 126 gëzhoja të kalibrave të ndrysëm dhe 14 copë gëzhoja”.
“I dyshuari mashkull kosovar pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili dyshohet se posedon armë zjarri është në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.