Shtetasja e huaj raporton se burri i saj ka kanosur atë dhe fëmijët, dërgohet në strehimore

Kronikë e zezë

Shtetasja e huaj raporton se burri i saj ka kanosur atë dhe fëmijët, dërgohet në strehimore

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 11:58
Policia ka bërë të ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor

Një shtetase e huaj në Prishtinë ka raportuar në polici se burri i saj, poashtu shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psiqike, kanosja ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Policia ka bërë të ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa burri gjendet në kërkim policor.

“Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje  ndaj saj dhe fëmijëve të tyre”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit,  me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari gjendet  në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat