​Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Sot nga hetuesit e sektorit të Drejtorisë së Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti.

Dyshohet se personi i arrestuar, duke siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.

Ndërkohë që hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat