Prezantoi dokumente false për kredi në një bankë në Prishtinë, arrestohet

Kronikë e zezë

Prezantoi dokumente false për kredi në një bankë në Prishtinë, arrestohet

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 08:48
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte prezantuar dokumente false.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 27.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në datën e cekur, në një bankë komerciale me qëllim të përfitimit të një kredie bankare kishte prezantuar disa dokumente (kontratë pune dhe vërtetim të transaksioneve bankare) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat