Kanos motrën se po punonte në institucionet e Kosovës, arrestohet i dyshuari në Zveçan

Kronikë e zezë

Kanos motrën se po punonte në institucionet e Kosovës, arrestohet i dyshuari në Zveçan

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën në Zveçan.

Kjo nën dyshimet se i njëjti ka kanosur verbalisht motrën e tij.

Sipas policisë, i njëjti e ka akuzuar motrën se punonte në institucionet e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat