Një burrë është arrestuar nga policia në Prizren.
Kjo pasi ai dyshohet se e kishte kërcënuar verbalisht policin në shenjë pakënaqësie, pasi ky i fundit ia kishte shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Pos kësaj, i dyshuari edhe e kishte penguar zyrtarin policor që ta kryente detyrën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.