Ushtroi dhunë psiqike ndaj prindërve, arrestohet djali në Pejë

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë psiqike ndaj prindërve, arrestohet djali në Pejë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Sipas viktimave, konflikti ka nisur pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa i dyshuari ka dëmtuar edhe disa orendi shtëpiake.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat