Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Sipas viktimave, konflikti ka nisur pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa i dyshuari ka dëmtuar edhe disa orendi shtëpiake.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.