Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në rrugën magjistrale Shtime – Lipjan në fshatin Gjyrkovc të Shtimes.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se dëme materiale janë shkaktuar në reklamën e një pikë karburanti që gjendet skaj rrugës magjistrale.
Policia ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.
“Me datën 30.11.2024 rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Shtime-Lipjan në fahatin Gjyrkovc të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë një kamion i mallrave dhe një veturë mercedes me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti, veç dëmeve të shkaktuara materiale në kamion dhe veturë, shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore. Ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në reklamën e një pikë karburanti që gjendet skaj rrugës magjistrale. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit të aksidentit”, deklaroi Veseli.