34-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri në një objekt ndërtimi, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

34-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri në një objekt ndërtimi, dërgohet në QKUK

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar edhe me plagosje. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në Drenas, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Media ka mësuar se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili përfundoi në QKUK, pasi dyshohet se aksidentalisht e qëlloi veten me armë .

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet se ka ndodhur në një objekt ndërtimi në rrugën “Besim Mala” në Drenas.

Nga aty, viktima është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar intervenimeve dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, por që arma e përdorur akoma nuk është sekuestruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat