Një burrë në Drenas ka kërkuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri.
Njoftimi
“PËRDORIM I ARMËS- Gllogoc / 01.12.2024 – 12:40. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetë-plagosur nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante.”