Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:28 në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.