Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot në lagjen Çair të Shkupit. Personi është dërguar për trajtim mjekësor në njërin nga spitalet e Shkupit dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit.
“Sot (02.12.2024) nga spitali i qytetit “Shën Naum Ohridski” në SPB Shkup është raportuar se me plagë me armë zjarri është sjellë J.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit ka mbetur i plagosur në park në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup”, thonë nga MPB.
Policia tashmë është në terren dhe po mbledh informacione, po ashtu janë duke u vëzhguar edhe kamerat e “Qytetit të sigurt” për të marrë informacione për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit”, thonë nga MPB.