Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Koretin të Kamenicës ka gjetur armë.
Në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Koretin, Kamenicë 22.10.2024 – 15:50.
Lidhur me rastin, më 02.12.2024 është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushke gjuetie, 44 fishekë, një jelek për mbajtje të municionit, një elektroshok, dy thika, një shufër, një jelek taktik, një këllëf i armës së shkurt, dhe një kuti me pajisje për pastrimin e armës së zjarrit”, thuhet në raport.