Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person lidhur me një rast shantazhi të bërë në muajin prill në Klinë.
Bëhet e ditur se atij i është bastisur banesa dhe zyra.
Gjatë bastisjes janë konfiskuar një PC, dy laptopë, një telefon dhe disa USB.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.