Një 35-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:48 në Skenderaj pasi që i njëjti me forcë kishte tentuar të kryente vjedhje në një barnatore.
Sipas njoftimit nga policia, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr.G., i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.