Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm fshatin Dubravë të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.