Policia e Kosovës në Suharekë ka shoqëruar në stacionin policor dy persona, njëri nga fshati Vraniq dhe tjetri nga fshati Duhël.
Kjo për shkak se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar nga një pushkë gjuetie.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.