Është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar nga fshati Belluqe e Leposaviqit.
Kjo pasi në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.
Me vendim të prokurorit, mallrat janë dërguar në terminal doganor.
Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njoftojnë nga Policia e Kosovës.