Një person i moshës 75-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Kopiliq të Skenderajt.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti tragjik ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.