Dyshohet se një 22-vjeçar bartte me vete granatë dore në Prizren, ishte i njohur për policinë

Kronikë e zezë

Dyshohet se një 22-vjeçar bartte me vete granatë dore në Prizren, ishte i njohur për policinë

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 08:41
Ilustrim

Të mërkurën pasdite, rreth orës 13:35, në një lokal në qendër të Prizrenit, policia është njoftuar se një person në xhaketën e tij po bartte një granatë dore.

Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë një 22-vjeçar.

Këto detaje për emisionin “Ora Shtatë”, i dha gazetari korrespodent Nuhi Salihu.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Prokurori i Shtetit, e për rastin është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i njohur për organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat