Një grua ka raportuar në polici se vazhdimisht është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj në Malishevë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike, nga bashkëshorti i saj. Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një karikator pa fishek. Viktima ka pranuar tretman në QKMF Malishevë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.