Të shtëna armësh janë dëgjuar pas mesnatës në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë.
Policia me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës në vendin ku është shtënë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimitpër të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”.