Prishtinë: Arrestohen dy meshkuj e një femër për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohen dy meshkuj e një femër për dhunë në familje

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Dy meshkuj e një femër kanë përfunduar në prangat e policisë pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që ata kanë pasur.

Kjo është bërë e ditur nga raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës.

‘DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 08.12.2024 – 14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar një femër dhe dy meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat