Pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikojë të dyshuarin, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00, në Prishtinë.
Tutje, siç bëhet e ditur në raport e njëjta ka marrë tretman mjekësor.
“Me 11.12.2024 pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.