Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drenoc të Deçanit.
Policia ka bërë të ditur se një grua, derisa ishte duke e drejtuar veturën e saj, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe mosmbajtjen e distancës e ka goditur veturën tjetër.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare derisa ishte duke e drejtuar veturën e saj, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe mos mbajtjen e distancës e godet veturën tjetër.
Përveç dëmeve materiale në të dy veturat, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje në raportin e policisë.