I mituri në Prishtinë kapet me thikë - në banesë kishte edhe armë e karikator me 12 fishekë

Kronikë e zezë

I mituri në Prishtinë kapet me thikë - në banesë kishte edhe armë e karikator me 12 fishekë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:32
Ilustrim

Një i mitur në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit nga policia i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka dorëzuar edhe një armë zjarri dhe një karikator me 12 fishekë.

Ato ai i kishte mbajtur në banesën e tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat