Detaje të rënda: Trupi i pajetë në Shkrel dyshohet se u dëmtua nga kafshët e egra

Kronikë e zezë

Detaje të rënda: Trupi i pajetë në Shkrel dyshohet se u dëmtua nga kafshët e egra

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19.

Media ka marrë detaje të reja shtesë për rastin në fjalë, viktimës ende nuk i dihet identiteti për momentin.

Këtë e konfirmoi Valbona Disha – Haxhosaj, prokurore e rastit.

“Dyshohet se kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra, por kjo do të vërtetohet kur t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Disha – Haxhosaj.

Rastin në fjalë, për Klankosova.tv, e konfirmoi edhe Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, duke thënë policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.

Një qytetar në redaksinë e Klankosova.tv ka dërguar një fotografi të trupit të pajetë, duke thënë se në bazë të asaj çfarë kanë parë dyshohet se trupi ka ditë që ka mbetur në pyll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat