Policia ka nisur hetimet ndaj një burri në Rahovec për të cilin dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses së tij.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Dyshohet se ndaj ankueses femër kosovare ushtrohet dhunë psikike nga vjehrri i saj kosovar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.