Një burrë në Pejë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj familjes së tij.
Ai poashtu dyshohet se kishte demoluar e thyer inventarin në shtëpi.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në mbajtje.
Por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dërgohet në spital me sigurim nga policia