Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe dy persona në komunën e Prizrenit,.
Mësohet ekskluzivisht se të dyshuarit janë: Qëndrim Krasniqi dhe Senad Krasniqi.
Aksioni është zhvilluar mbrëmë nga Njësiti i Antidrogës në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Të dyshuarit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza te substancës narkotike të llojit marihuanë.
Ndërsa në veturën e parkuar te dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë.
Në lidhje me rastin, siç merr vesh media është bastisur edhe shtëpia e njërit te dyshuarit.
Gjatë këtij operacioni si dëshmi gjithsejtë janë sekuestruar: Tridhjetë e një (31) doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, 1mijë e 435 euro dhe një automjet me targa vendore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, Qëndrim Krasniqi, është dërguar në mbajtje për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.
Ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.