I riu në Ferizaj kapet në flagrancë me sprej e thikë në veturë, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

I riu në Ferizaj kapet në flagrancë me sprej e thikë në veturë, përfundon në Polici

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona, kryesisht të rinj që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj pasi një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te shoferi i dyshuar është gjetur sprej dhe një mjet i mprehtë – që i mbante kundërligjshëm.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast thika dhe spreji janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në pesë 5vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat