Një person është plagosur në këmbë si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mes dy grupeve në Fushë Kosovë.
Policia bën të ditur se viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QKUK është liruar, ndërkaq janë arrestuar tre të dyshuar.
“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.