Për një javë Policia në Prishtinë sekuestroi 5 armë zjarri

Kronikë e zezë

Për një javë Policia në Prishtinë sekuestroi 5 armë zjarri

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 254 urdhëresa të Gjykatës.

“​Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 254 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe janë shqiptuar 4626 masa me gjobë.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4626 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat