Policia ka njoftuar se pas një përleshje mes disa personave, pesë të dyshuar janë lënduar.
Ata janë arrestuar.
Ndërsa tre janë dërguar në mbajtje e një është liruar në procedurë të rregullt.
“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 15.12.2024-20:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht disa persona, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.”