Qytetari dorëzon në Polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Kronikë e zezë

Qytetari dorëzon në Polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në portofol kishte dokumente personale, disa kartela  dhe para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollar amerikan dhe pesë funta angleze.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat