Një zjarr i madh ka përfshirë një pleme në fshatin Tërnavc të Skenderajt, të hënën në mesditë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast që shkaktoi rrezik të përgjithshëm.
Siç merr vesh sinjali, si pasojë e zjarrit është djegur plemja në të cilën ndodheshin 20 mijë dujë sanë.
Bazuar në deklaratën e pronarit, zjarri ka përfshirë edhe disa panele solare dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 70 mijë eurove.
Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse, ku zjarri është lokalizuar, ndërsa janë kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme.
Ndonëse hetimi pritet të zbardhë shkaktarin e zjarrit, sipas informacioneve të para, dyshohet se një tel i energjisë elektrike i vendosur te plemja që u dogj ka shkaktuar zjarrin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe hetimi ka nisur.