Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar të hënën në magjistralen Gjilan-Ferizaj dy vetura me targa vendore dhe në to janë gjetur 4 pasagjerë, migrantë nga India dhe Nepali.
Policia ka theksuar se dyshohet se destinacion i migrantëve ishte Shqipëria e nga aty Bashkimi Evropian.
Policia ka thënë se më pas është identifikur edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët dhe aty janë gjetur gjashtë migrantë tjerë nga India që ishin pa dokumente.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.