Policia e Kosovës ka njoftuar për dy aksidente trafiku me lëndime trupore që kanë ndodhur në komunën e Vushtrrisë dhe në rrugën nacionale në Leposaviq.
Sipas raportit të policisë, të hënën rreth orës 08:20 në Vushtrri ka ndodhur një aksident ku të përfshira kanë qenë tri automjete.
Si pasojë, dy persona, meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Përveç lëndimeve, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale në automjete.
Ndërkaq, aksidenti tjetër është raportuar rreth orës 13:15 në rrugën nacionale në Leposaviq.
Edhe këtu kanë qenë të përfshira tri automjete me vozitës meshkuj kosovarë. Nga përplasja, dy vozitës kanë pësuar lëndime trupore.
Në të dy rastet, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidenteve.