Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Nëpërmjet raportit të saj Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Këto raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë dhe në Drenas.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc / 16.12.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat