Dy nxënësve në një shkollë në Suharekë kapen me armë me gas dhe thikë

Kronikë e zezë

Dy nxënësve në një shkollë në Suharekë kapen me armë me gas dhe thikë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se në dy raste të ndara, në Prizren dhe në Suharekë kanë ndaluar një person për armëmbajtje pa leje dhe dy të tjerë i ka liruar në procedurë të rregullt.

Në Prizren një personit i është gjetur një armë zjarri në veturë, ndërsa në një shkollë në Suharekë dy nxënësve u janë gjetur një armë zjarri me gas dhe një thikë.

“Me datën 16.12.2024,  njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren VERI, gjate një pike kontrolli, kane ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuarin K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit  pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren VERI dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Me datën 16.12.2024 Stacioni Policor në Suharekë nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një (1) armë zjarri me gas dhe një (1) mjet i mprehtë (thikë).”

Janë konfiskuar mjetet dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, rast i cili është proceduar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat