Gjatë një vizite familjare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një qese me substanca të dyshuara narkotike të fshehura në rrobat e sjella nga familjarët për një të paraburgosur.
Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.
“Një bastisje është kryer në dhomën e të paraburgosurit, ndërsa procedurat e brendshme hetimore vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se asnjëherë nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.