Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në një shtëpi, që ka ndodhur më 15 dhjetor, ku janë vedhur para.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes. Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave (dyshohet të vjedhura)”.
“Personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.