Një fabrikë në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Rastin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.